17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Shpresa Murati emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Shpresa Muratin drejtoreshë të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS). Sipas tij, ajo sjell me vete një përvojë të pasur si aktiviste politike, me një kualifikim të lartë në hartimin e analizave strategjike, përgatitjen e politikave publike dhe menaxhimin e komunikimit politik, raporton PrizrenPress.

Totaj ka shprehur besim se përvoja dhe angazhimi i Muratit do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Përvoja e saj e gjerë dhe angazhimi në shërbim të interesave të qytetarëve janë premisa për një menaxhim të suksesshëm të DPMS-së, që do t’i përforcojë përpjekjet për realizimin e politikave efektive, të cilat janë në shërbim të interesit publik”, tha ai.

Në këtë drejtim, ai e uroi Muratin për këtë detyrë të re dhe shprehu besim se do të realizojë misionin fisnik të lehtësimit të jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

“I dëshiroj mirëseardhje znj. Murati dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik, që qëllim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Rasim Demiri dha dorëheqje nga posti i drejtorit të DPMS-së për shkak të zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të...

Gjysmëfinalet e zjarrta

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e...

Lajmet e Fundit