22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit.

Ai kujtoi të rënët e dëshmorët e 12 majit më 1998 dhe 1999, duke iu përkulur me nderime të larta.

“Beteja e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënoi një kapitull të ri në luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut. Jo rastësisht 12 Maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Atë ditë ranë heroikisht, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, të popullit që me gjakun e tyre vulosën idealin për liri. Një vit më pas, më 12 maj 1999, ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë – Bedrush Gashi, simbol i guximit dhe përkushtimit për atdhe”.

“Po në këtë datë, në vitin 1998, u përjetësua edhe udhëheqësi i njësiteve të para guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Agroni qëndroi gjithmonë në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare dhe mbeti i palëkundur deri në frymën e fundit. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”.

“Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë tonë! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime nuk do të shuhet kurrë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” në Prizren, ku kishte rreth 1 mijë shikues. Ekipi prizrenas ka...

Lajmet e Fundit