Prizreni shkruan histori – zyrtarisht pjesë e Ligës së Parë të Kosovës

Pavarësisht humbjes me rezultat 2:3 ndaj Arbërisë, Prizreni ka arritur një sukses të madh duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës.

Kjo u bë e mundur falë fitores së Tefik Çangës, e cila ndikoi direkt në renditjen përfundimtare të tabelës, raporton PrizrenPress.

Ky është një moment historik për klubin prizrenas, që me këtë arritje konfirmon ambiciet dhe përkushtimin drejt sukseseve edhe më të mëdha në të ardhmen. Tifozët dhe qyteti i Prizrenit kanë arsye të festojnë një kapitull të ri në futbollin vendor./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit