13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

QKMF-ja në Prizren organizon aktivitete vetëdijësuese për Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me ekipet profesionale shëndetësore, ka organizuar sot aktivitete vetëdijësuese për qytetarët, me fokus në parandalimin dhe kontrollin e shtypjes së lartë të gjakut.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1391943991952736

Gjatë ditës, qytetarët kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbime falas për matjen e tensionit të gjakut, si dhe të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë mbi rëndësinë e një jetese të shëndetshme. Aktivitetet po zhvillohen në disa pika të qytetit dhe janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Fadil Bajraktari, theksoi rëndësinë e këtyre iniciativave në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për shëndetin kardiovaskular.

“Hipertensioni është një ndër sëmundjet më të përhapura, por edhe më të parandalueshme. Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë t’i japim qytetarëve mjetet dhe njohuritë që u duhen për të ndërmarrë hapa konkret drejt një jete më të shëndetshme,” – u shpreh Bajraktari.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918

Përveç matjes së tensionit, qytetarët informohen për mënyrat më efikase për të mbajtur nën kontroll hipertensionin, përfshirë ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin fizik të rregullt dhe shmangien e faktorëve të rrezikut si duhani, stresi dhe mbipesha.

QKMF -ja apelon tek qytetarët që të jenë proaktivë në kujdesin ndaj shëndetit të tyre dhe i inkurajon të marrin pjesë në këto aktivitete, si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Lajmet e Fundit