11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Sonte finalja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit

Sonte nga ora 19:00, në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e gjashtë e serisë finale në Superligën e Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion për edicionin 2024/25.

Aktualisht, seria është 3-2 në favor të Trepçës dhe një fitore sonte për mitrovicasit do të thotë kurorëzim me titull kampioni para tifozëve të tyre të zjarrtë dhe në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.

Në anën tjetër, Bashkimi nga Prizreni ka vetëm një opsion: fitore, për ta barazuar serinë në 3-3 dhe për ta çuar betejën finale të titullit në duelin vendimtar në Prizren, ku gjithçka do të vendosej për kampionin e ri.

Kush do ta shkruajë historinë këtë mbrëmje – “Xehetarët” me trofe në shtëpi apo “Portokallezinjtë” me rikthim dramatik? Mos e humbni – gjithçka nis nga ora 19:00!

Marketing

Më Shumë

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Zyrën e Doganës në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga...

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Lajmet e Fundit