Hënës besën ia kam dhënë

Qazim THAÇI

Endem me dritë hëne çdo natë
Si në mitet ilire, me besën e dhënë,
E me shpirtin e dhembjes si peng
Të dashurisë nga malli që ndjej për ty.

Kur vjeshtës fletët veniten nga vera,
E kur bari gufon në Shëngjergj,
Kudo e kahdo që shkoj, tek ti zemrën kam,
Edhe si leje njoftimi, edhe si mallkim.

Vetëm hëna ka nën besë amanetin tim,
Edhe kur ligësia zemrën të kaplon,
Edhe atëherë kur të gjithë të tradhtojnë,
Tek unë ke strofullën e strehimit.

Se kam një mal dashuri me besë hëne,
E me një fjalë guri që mbaj kujtim.
Ec e mos u drithëro në maje shkrepash,
Ec fushave me lulëkuqe, se besa e hënës

Është më mitike se vetë fryma e shpirtit,
Është më mitike se gjaku im.


Marketing

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit