13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Kadetët e Lirisë, kampionë në Ligën Rajonale të Prizrenit

Kadetët e Klubit Futbollistik Liria kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën Rajonale të Prizrenit, duke e përfunduar kampionatin në vendin e parë.
Nën drejtimin e trajnerit Sinan Osmani, skuadra e të rinjve ka regjistruar një performancë mbresëlënëse: 14 fitore, vetëm 1 humbje dhe 2 barazime — bilanc ky që flet qartë për përgatitjen, disiplinën dhe potencialin e madh të kësaj gjenerate.
“Kjo është një gjeneratë që premton shumë. Ka talent, përkushtim dhe një frymë ekipore që na jep shpresë për të ardhmen e klubit”, shpreht trajneri Osmani.
Suksesi i kadetëve të Lirisë është jo vetëm një arritje për klubin, por edhe një tregues i qartë se investimi në akademinë e futbollit dhe zhvillimi i moshave të reja po jep frytet e veta.
“Kjo skuadër përfaqëson të ardhmen e futbollit prizrenas dhe mund të shërbejë si bërthama e së nesërmes për ekipin e parë të KF Liria”, deklaroi Osmani./PP/

Më Shumë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Liridon Rexhës, familja kërkon mbështetje financiare

Familja e Liridon Rexhës ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas një periudhe trajtimi tre-mujor me kimioterapi dhe imunoterapi...

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Lajmet e Fundit