14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Në Prizren përurohet pllaka përkujtimore për 100-vjetorin e mikrobiologjisë në Kosovë

Në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, dje, u përurua pllaka përkujtimore në nder të fillimit të veprimtarisë së organizuar të mikrobiologjisë në Kosovë, raporton PrizrenPress.

Në këtë qytet, në vitin 1923, filloi punën Njësia Bakteriologjike e Përhershme, duke shënuar një moment historik në themelimin e mikrobiologjisë moderne dhe të shëndetit publik në vendin tonë.

Sipas IKShPK-së, u theksua se ky jubile na kujton rëndësinë jetike të mikrobiologjisë si një nga shtyllat kryesore në parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive – dhe rolin e saj thelbësor në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Po ashtu, u shpreh mirënjohje e thellë për të gjithë profesionistët shëndetësorë – mjekë, teknikë laboratorikë dhe bashkëpunëtorë të tjerë – për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite në zhvillimin e këtij sektori në shëndetin publik./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma...

Lajmet e Fundit