Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës se situata me rriqrat prej vitesh, kërkon vëmendje edhe nga institucionet qendrore. Nga IKSHPK thonë se deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet Krime Kongo.

Edhe këtë vit banorët e Komunës së Malishevës po ballafaqohen me pickimin e rriqrave. Sipas të dhënave  komunale, banorët e fshati Drenoc dhe  Carrallukë, janë ata të cilët kanë kërkuar më së shumti ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.

Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës, i tha Radio Kosovës se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e etheve hemorragjike që vjen nga pickimi i rriqrave. Sipas tij, rriqrat prej kohësh janë një shqetësim serioz i banorëve të kësaj komune dhe se për këtë duhet edhe përkrahje nga niveli qendror.

“Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë deri me 31 maj, janë regjistruar 352  raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave në Komunën e Malishevës. Situatat me rriqrat është një situatë që kërkon angazhim  dhe duhet të menaxhohet edhe nga institucionet qendrore dhe jo vetëm nga ato komunale. Sepse kemi të bëjmë me një virus, sëmundje që është përgjegjësi direkt e institucioneve qendrore”, tha Paçarizi.

Ndërsa nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  Era Pireva, zëdhënëse e IKPSH-së, tha për Radio Kosovën se janë raportuar raste të pickimit nga rriqrat nga komuna të ndryshme, por që fatmirësisht nuk ka raste të infektimit me ethe hemorragjike Krime Kongo.

“Aktualisht, jemi në sezonin ku janë të shpeshta rastet e pickimit nga rriqrat. Kryesisht komunat endemike janë Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka por pa përjashtuar edhe komuna të tjera që ka pasur raste të pickimit nga rriqrat por që fatmirësisht deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike Krime Kongo”, tha Pireva.

IKSHPK po ashtu rekomandon qytetarët të mos qëndrojnë gjatë në livadhe dhe vende me shkurre. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, IKSHP-ja rekomandon të visheni me rroba të gjata. E në rast të pickimit nga rriqrat, atëherë duhet të kërkohet ndihma mjekësore në qendrën më të afërt./RTK – Radio/

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit