Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ngjarja, e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, solli në skenë 16 këngë origjinale, të interpretuara me pasion nga fëmijë të talentuar nga treva të ndryshme shqiptare.

Këtë vit, çmimi kryesor i festivalit, “Flutura e Argjendtë” shkoi për solisten nga Shqipëria, Kristel Krasniqi, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë me interpretimin e saj mbresëlënës.

Çmimet speciale të ndara gjatë mbrëmjes ishin:

  • Dueti më i mirë: Xheneta dhe Fitore Mallaki – “Këngë për FSK-në”
  • Interpretimi më i mirë: Donika Ajdari (Gostivar)
  • Debutantja më e mirë: Inara Bytyqi
  • Teksti më i mirë: Altida Berisha

Çmimet kryesore të festivalit:

  • Vendi i tretë: Luna Salihu

  • Vendi i dytë: Glorisa-Tisi Paqarizi

  • Vendi i parë: Ada Bobaj

Ky festival jo vetëm që promovon talentin e fëmijëve, por edhe nxit krijimtarinë muzikore dhe bashkëpunimin kulturor mes trevave shqiptare./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit