11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Selmanaj për dorëheqjen e Shukri Qunit: Veprim moral që meriton respekt të madh publik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e cilësuar veprimin e tij si një akt të lartë moral dhe njerëzor.

“Ky është një rast kur vlerat morale dhe njerëzore i mbi valojnë interesat e politikës ditore. Veprimi i asambleistit z. Shukri Quni meriton një mirënjohje dhe respekt të madh publik”, ka shkruar Selmanaj.

Deklarata e tij vjen pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e Qunit, anëtar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i cili hoqi dorë nga mandati i tij pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17-vjeçari Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Quni deklaroi se nuk mund të qëndrojë më në këtë pozitë, duke theksuar se kishte paralajmëruar më herët për rrezikun në atë zonë dhe për mungesën e shenjave të trafikut.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit” u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra,...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit