11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Rikthehet kënga ikonë `Lidhja Shqiptare e Prizrenit`

Radiotelevizioni i Kosovës, në bashkëpunim me këngëtaren Shpresa Berisha, po rikthen një nga këngët emblemë të viteve të ’70-ta, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, të kompozitorit Musa Piperku. Kënga do të bëhet publike më 10 qershor, për nder të 147-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit po rilind një nga këngët më të dashura të trashëgimisë sonë kombëtare, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.

Kjo këngë, me tekst të Qerim Ujkanit e muzikë të Musa Piperkut, u këndua për herë të parë në vitet e ’70-ta, e tani po merr jetë përmes objektivit të kamerës së Radiotelevizionit të Kosovës.

“Kjo këngë për herë të parë është kënduar në Akordet e Kosovës në vitin 1978. Në këtë vit këtë këngë e ka kënduar në festival këngëtarja jonë e mirënjohur Shahindere Bërlajolli, mirëpo po në të njëjtin vit kjo këngë është realizuar nga Orkestra e Madhe Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar”, tha këngëtarja Shpresa Berisha.

Ekipi i RTK-së është në terren duke ndërtuar secilën skenë me përpikëri, duke sjellë simbolikën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“ Kënga e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk është vetëm një këngë. Ajo është një rrëfenjë. Është tregimi i historisë së popullit shqiptar. Prandaj edhe kjo këngë u kompozua nga Muas Piperku, e cila gjeti vend dhe u këndua në të gjitha trojet shqiptare, por asnjëherë nuk arriti të gjejë vendin e vet në Prizren”, tha Berisha.

Përmes këtij realizimi, RTK po synon të ruaj dhe të promovojë trashëgiminë kulturore muzikore shqiptare duke sjell atë më pran brezave të rij me një interpretim që i qëndron besnik origjinalitetit.

Videoklipi do të publikohet zyrtarisht më 10 qershor 2025 në të gjitha platformat e Radiotelevizionit të Kosovës./rtk

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Lajmet e Fundit