KRU “Gjakova” në tri zona të Rahovecit nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se në tri zona të Rahovecit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se nga ora 08:00 do të realizohet një intervenim i planifikuar në rrjetin e ujësjellësit, i cili do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.

“Zonat e prekura dhe kohëzgjatja e ndërprerjes:  Zona 1 dhe Zona 3 – ndërprerje për rreth një orë, për të mundësuar montimin e një ventili në Zonën 2”.

“Zona 2 – ndërprerje e pacaktuar deri në përfundimin e punimeve, për shkak të riparimit të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

KRU “Gjakova” shtoi se ekipet teknike do të jenë në terren dhe do të punojnë me përkushtim për të rikthyer furnizimin me ujë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Marketing

 

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit