6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë

Një person M.M, 30 vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor, afër parkut në Prizren.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë policia.

Me këtë rast, organet e rendit kërkojnë ndihmë nga ana e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarve.

“Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti.

“Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij. Policia e Kosovës  mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparence”, transmeton Klankosova.tv.

Marketing

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit