0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim pune me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunës.

Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i takimit ishte vlerësimi i mbarëvajtjes së vitit aktual shkollor, identifikimi i sfidave dhe planifikimi i hapave konkretë për vitin e ri shkollor 2025/2026, raporton PrizrenPress.

Gjatë diskutimit, u bë një përmbledhje e arritjeve të deritanishme, duke përfshirë mbarëvajtjen e procesit mësimor, testimet kombëtare, pjesëmarrjen në vlerësimin ndërkombëtar PISA, si dhe angazhimin e stafit arsimor në zhvillimin profesional të vazhdueshëm. Po ashtu, u theksua rëndësia e organizimit të ceremonive përmbyllëse të vitit dhe ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit më të dalluar në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Shefi i Arsimit, Sabit Berisha, vlerësoi lart punën e drejtorëve dhe mësimdhënësve, duke theksuar nevojën për një planifikim të hershëm, përmirësim të vazhdueshëm të kushteve infrastrukturore dhe rritje të cilësisë në arsim.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi punën e bërë dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim. Bashkë me drejtorët do të hartojmë një plan të qartë për fillimin sa më të mbarë të vitit të ardhshëm shkollor”, theksoi Berisha, citohet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me institucionet arsimore do të vazhdojë hartimin e planit zhvillimor për vitin 2025/2026, duke përfshirë trajnime për stafin arsimor, sigurimin e teksteve mësimore dhe përmirësimin e kushteve fizike në objektet shkollore të komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Lajmet e Fundit