Shkurtimi i mbështetjes financiare për DokuFest, organizatat: Pasiguri e mungesë transparence në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive

Disa organizata në Prizren i janë drejtuar me një letër Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me shqetësimin për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest si dhe ndjenjës që ka nxitur, padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet.

Tutje thuhet se rasti i DokuFest nuk është një rast i izoluar.

“Ne, organizatat aktive në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë në Prizren, ju drejtohemi me shqetësim dhe kërkesë për llogaridhënie publike lidhur me vendimet që kanë prekur drejtpërdrejtë mbështetjen për organizatat dhe iniciativat tona.

Pas vendimit për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest dhe reagimeve të shumta publike, është bërë e qartë se ky nuk është një rast i izoluar.  Përkundrazi, ka nxitur ndjenja të padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet”, thuhet në reagim.

Marketing

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit