Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të vitit 2024 në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar administratën aktuale si të zhytur në shkelje ligjore, keqmenaxhim dhe abuzim me paratë publike.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Në një postim në Facebook, LVV në Prizren e përshkruan qeverisjen lokale si të “klanit Totaj – Elshani”.

“Gjetjet e Auditorit për vitin 2024 në Komunën e Prizrenit janë skandaloze. Në shumë prej gjetjeve të tij pajtohet edhe ekzekutivi komunal, përfshirë dhe kryetarin Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Tutje ata kanë renditur disa nga të gjeturat e raportit të auditimit: “2.3 milionë euro të raportuara rrejshëm si detyrime gjyqësore – nuk përputheshin me dokumentet zyrtare. Mbivlerësim që çon në planifikim të rremë buxhetor. 846 mijë euro të keqklasifikuara – Paga, shujta dhe larje rrugësh janë paguar nga investimet kapitale, duke dëmtuar projekte madhore. 645 mijë euro pasuri komunale të paregjistruara – shkolla, rrugë e objekte publike që “nuk ekzistojnë” në regjistra financiarë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas LVV-së, raporti ka gjetur 71 mijë euro të ardhura të mbivlerësuara – për shkak të mosazhurnimit të regjistrit të borxheve, shifra të fryra për të krijuar perceptim stabiliteti, pastaj 1.7 milionë euro kontratë publike e ndryshuar pa leje. Prokurime të mëdha pa fonde në buxhet – për projekte në vlerë prej mbi 4 milionë €, subvencione të ndara në kundërshtim me rregulloret , vonesa ekstreme në pagesat e faturave etj.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit