6.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Paralajmërim: Aktivitetet ilegale të mjeteve motorike në DAPK “Sharri” do të përballen me masa ligjore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon të përballet me probleme të shumta të veprimeve ilegale në territorin e parkut.

Përkundër paralajmërimeve të mëhershme dhe takimeve biletarale me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovë, kanë vazhduar rastet e veprime ilegale të motoristëve dhe veturave për bjeshkatari duke shfrytëzuar ilegalishtë terrenin e Parkut Kombëtar “Sharri” për lëvizje dhe gara të ndryshme në pronat publike dhe private.

Sipas AMMK-së, këto veprime po shkaktojnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në prishjen e peizazheve natyrore, ndotjen e mjedisit, krijimin e mbeturinave si dhe po ndikojnë negativisht në shqetësimin e kafshëve të egra që jetojnë në këto zona me vlera të mëdha të biodiversitetit.

Për të parandaluar këto aktivitete, AMMK ka vendosur edhe shenja informuese, ka shpërndarë shkresa informuese, ka kërkuar ndihmë nga Policia Kosovës që të ndalojë këto aktivitete, ka njoftuar inspektoratet përkatëse, por deri më sot nuk janë përfillur veprimet e AMMK përkatësisht të stafit të DAPK ‘’Sharri’’.

“Prandaj në javët në vazhdim me qëllim të parandalimit të këtyre aktiviteteve ilegale do të intesifikohen angazhimet në bashkëpunim me institucionet relevante, dhe do të veprohet përmes ndërmarrjes së masave shtesë në kuadër të së cilave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve do të shqiptohen gjoba bazuar në legjislacionin në fuqi, do të konfiskohen mjetet motorike si dhe do të ngriten kallëzime penale për shkeljet ligjore.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Andaj AMMK përkatësishtë Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, paralajmëron të gjithë ata që janë duke kryer këto veprime që të tërhiqen nga këto aktivitete ilegale, sepse në të kundërtën do të përballen me masa ligjore përkatëse”,, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

Inspektorati i Malishevës intensifikon aksionet kundër hedhjes së mbeturinave, shqiptohet gjobë 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po vazhdon aktivitetet në terren për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në...

Defekt në rrjetin kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit

Kompanis  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një...

Lajmet e Fundit