10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Malisheva, bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Malishevës është bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna e Malishevës konfirmon përkushtimin e saj për të investuar në arsim, në rininë aktive dhe në bashkëpunime akademike që i kontribuojnë zhvillimit të dijes dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shprehu gatishmërinë për të mbështetur edhe në të ardhmen iniciativa të tilla që sjellin vlera për të rinjtë dhe për komunitetin.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

“Komuna e Malishevës mbështet çdo nismë që forcon dijen, zhvillon kapacitetet e të rinjve dhe krijon ura bashkëpunimi akademik. Jemi të përkushtuar të jemi pjesë aktive në projekte që i japin vendit tonë perspektivë përmes dijes”, theksoi ai.

Rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Kastrati për mbështetjen e dhënë, duke theksuar rëndësinë që ka partneriteti me institucionet lokale në suksesin e Shkollës Verore.

KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

“Falënderojmë Komunën e Malishevës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Kontributi i tillë është thelbësor për rritjen e cilësisë dhe ndikimit të Shkollës Verore në nivel vendor dhe ndërkombëtar”, tha rektori.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Shkolla Verore Ndërkombëtare e Universitetit të Prizrenit synon të krijojë një ambient të hapur për shkëmbim të dijes dhe përvojave mes studentëve dhe ligjëruesve nga vende të ndryshme, duke e shndërruar këtë ngjarje në një qendër të rëndësishme të mësimit dhe bashkëpunimit akademik./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

“S’duhen justifikime”, deputeti Gashi kërkon ndërhyrje urgjente për rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, për një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, mes Prizrenit dhe...

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Lajmet e Fundit