Bubulino, maskota, fishekzjarre… “Dream Festival” nesër ndez atmosferën në Prizren

Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren do të shndërrohet nesër, më 2 korrik, në një hapësirë të magjishme për fëmijë dhe familje, me organizimin e “Dream Festival”, një nga ngjarjet më të gjalla të verës në qytet, raporton PrizrenPress.

Festivali fillon nga ora 20:00 dhe do të sjellë një program të pasur argëtues, me në qendër Bubulino Show-n, i cili pritet të entuziazmojë publikun më të vogël me humor dhe interaktivitet. Krahas tij, pritet edhe paraqitja e shumë maskotave të dashura për fëmijë, numra cirk, si dhe aktivitete surprizë me shpërndarje dhuratash.

Në fund të mbrëmjes, qielli i qytetit do të ndriçohet nga një spektakël fishekzjarrësh, që do të përmbyllë atmosferën festive të natës.

Organizatorët kanë theksuar se festivali është i hapur për të gjithë dhe se synon të krijojë një ambient të ngrohtë familjar, ku fëmijët dhe prindërit të festojnë së bashku në zemër të Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit