Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, kanë vizituar sot bujkun Ilir Orllati në fshatin Brestoc, një shembull i përkushtimit dhe i seriozitetit në sektorin bujqësor, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit të komunës, Ilir Orllati kultivon grurë, thekër, tërshërë, jonxhë dhe vreshta, ndërsa menaxhon edhe një stallë me rreth 120 krerë bagëti. Sipërfaqja e përgjithshme që ai e ka të mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore arrin në rreth 85 hektarë.
Gruri, si një nga kulturat kryesore strategjike për ekonominë bujqësore të vendit, këtë vit mbulon rreth 3,500 hektarë sipërfaqe të mbjella në territorin e Komunës së Rahovecit, sipas të dhënave nga shtabi komunal për korrje-shirje.
“Urojmë që të shpërblehet djersa dhe mundi i bujqve të vyeshëm!”, thuhet në mesazhin e komunës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së punës së palodhur të fermerëve lokalë./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren