15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari në një shumë të konsiderueshme.

“Në momentin e ngjarjes pronari i shtëpisë, E.R., nuk ndodhej në banesë, çka dyshohet se është shfrytëzuar nga autorët për të kryer vjedhjen”, njofton policia.

Ata dyshohet të kenë depërtuar përmes dritares së pasme, të cilën e kanë hapur me forcë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes, hajnat kanë shkatërruar ambientet e brendshme të shtëpisë dhe më pas kanë marrë 1,000 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë prej rreth 29,500 eurosh.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet hetimore dhe krim-teknikët, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e rastit. Policia e Kosovës ka nisur hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që rasti është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë”/ Gazeta Sinjali

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit