17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja kryesore për këtë vendim është “rritja e konsiderueshme e konsumit dhe keqpërdorimeve të ujit të pijshëm”, çka ka detyruar kompaninë të ndërmarrë masa për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm për të gjithë përdoruesit.

“Këto masa ndërmerren me qëllim të sigurimit të një shpërndarjeje sa më të drejtë dhe të qëndrueshme të ujit për të gjithë konsumatorët,” thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Reduktimet do të aplikohen në këto zona dhe orare: Fshati Doberdelan: 19:00 – 07:00, Fshati Sallagrazhdë: 19:00 – 07:00, Rr. Magjistrale “Pusi i Atit” deri në Shirokë: 19:00 – 07:00, Fshati Gjinoc: 09:00 – 17:00, Rruga “Garibaldi”, Suharekë: 19:00 – 07:00 dhe Zona Industriale në Shirokë: 19:00 – 07:00.

Kompania u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në përdorimin e ujit të pijshëm.

“Apelojmë për përdorim të kujdesshëm dhe racional të ujit të pijshëm, në mënyrë që së bashku të përballojmë këtë situatë dhe të garantojmë një furnizim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët,” thekson njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit