32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Filmi “12 Years a Slave” triumfon në Londër

80160Filmi “12 Years a Slave” ka fituar çmimet kryesore në evenimentin e ndarjes së çmimeve “London Critics’ Circle Film Awards”.

Drama historike e regjisorit Steve McQueen fitoi çmimin e filmit më të mirë. Chiwetel Ejiofor u shpall aktori më i mirë në rol kryesor, ndërsa Lupita Nyong’o mori çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor.

Cate Blanchett u shpall aktorja më e mirë në rol kryesor për paraqitjen e saj në filmin e Woody Allen, “Blue Jasmine”.

Lista e plotë e fituesve:
Filmi i vitit – “12 Years a Slave”
Filmi britanik i vitit – “The Selfish Giant”
Filmi i huaj më i mirë – “Blue Is the Warmest Colour”
Dokumentari i vitit – “The Act of Killing”
Aktori i vitit – Chiwetel Ejiofor – 12 Years a Slave
Aktorja e vitit – Cate Blanchett (“Blue Jasmine”)
Aktori në rol dytësor – Barkhad Abdi (“Captain Phillips”)
Aktorja në rol dytësor – Lupita Nyong’o (“12 Years a Slave”)
Aktori britanik i vitit – James McAvoy (“Filth”, “Trance”, “Welcome to the Punch”)
Aktorja britanike e vitit – Judi Dench (“Philomena”)
Regjisori i vitit – Alfonso Cuaron (“Gravity”)
Skenaristi i vitit – Ethan Coen & Joel Coen (“Inside Llewyn Davis”)
Performuesi i ri britanik – Conner Chapman (“The Selfish Giant”)
Filmbërësi shpërthyes britanik – Jon S Baird (“Filth”)
Çmimi për arritje teknike – “Gravity” (Tim Webber, efektet speciale)
Çmimin ‘Dilys Powell’ për përsosmëri në film – Gary Oldman

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit