35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

Me rastin e muajit Muharrem, në Teqenë historike Halveti në Prizren kanë filluar të zihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendjen e madhe të banorëve të zonës si për atmosferën shpirtërore, ashtu edhe për vlerën kulturore që mbart.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/

Përfaqësuesit e teqesë theksuan se ashurja është simbol i unitetit dhe solidaritetit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite.

Ashurja u shpërndahet vizitorëve pas lutjeve dhe ceremonive përkatëse.

Kujtojmë gjithashtu se ashuret janë një ëmbëlsirë, që lidhet me muajin Muharrem sipas kalendarit islam. Në këtë muaj, veçanërisht më 10 Muharrem, myslimanët, sidomos komuniteti bektashi përgatitin ashuren si një akt simbolik që lidhet me ngjarjen e Betejës së Qerbelasë dhe martirizimin e Imam Huseinit.

Në aspektin fetar ashuret konsiderohem si ditë zie dhe reflektimi. Përgatitja dhe shpërndarja e ashures bëhet si një akt solidariteti dhe mëshire.

Ndërsa për shumë njerëz në Kosovë, ashura është një rast për të ndarë ushqim me fqinjët, të afërmit, miqtë, pa marrë parasysh bindjen fetare. Është simbol i bashkimit, faljes dhe respektit./RTK/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Kryeministri Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar...

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Lajmet e Fundit