Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një tavolinë rreth orës 21:00 në tarracën e objektit të Administratës Komunale në lagjen “Soziu” në Prizren.
Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë reaguar shpejt dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin para se të shkaktonte dëme të mëdha.
Zjarrfikësit kanë konfirmuar se situata tashmë është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për ndërtesën apo banorët përreth.
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen.
Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Prizrem ka shprehur falënderim të veçantë për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë, profesional dhe efikas në rastin e ndodhur në objektin e Administratës Komunale, i cili është kapluar nga zjarri.
“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren