6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Shkyçen 516 konsumatorë për lidhje ilegale dhe borxhe në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë kryer shkelje ligjore ose nuk kanë përmbushur obligimet financiare ndaj shërbimit të ujësjellësit. Gjatë muajit korrik, ekipet e Inspektoratit kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti 157 konsumatorë për lidhje ilegale dhe 359 të tjerë për moskryerje të pagesave.

Sipas njoftimit të kompanisë, shumica e lidhjeve ilegale janë zbuluar në Prizren (131 raste), ndërsa rastet tjera janë evidentuar në Suharekë (15) dhe Malishevë (11).

Ndërkohë, për shkak të refuzimit të pagesës së faturave të ujit, janë shkyçur nga rrjeti edhe 359 konsumatorë – prej tyre 303 në Prizren, 49 në Suharekë dhe 17 në Malishevë.

“Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se aktivitetet e inspektimit do të vazhdojnë në gjithë zonën e shërbimit edhe gjatë ditëve në vijim.

“Veprime të tilla janë në kundërshtim me ligjin dhe dëmtojnë drejtpërdrejt furnizimin e qëndrueshëm me ujë për gjithë qytetarët. U bëjmë thirrje konsumatorëve që të paguajnë faturat, të shfrytëzojnë ujin në mënyrë të racionalizuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse, duke shmangur çdo veprim të jashtëligjshëm që ndikon negativisht në shërbimet publike”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit