30.2 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Organizata Ec Ma Ndryshe: Kryetari i Prizrenit të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë në qeverisje

EC Ma Ndryshe përmes një reagimi publik thotë se duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre me etikë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm apo dorëheqjen e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në reagim thuhet se “EC-i sjellë në kujtesë se premtimet elektorale të dhëna nga Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe subjekti i tij politik kanë qenë të qarta, me theksin se askush me aktakuzë nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës”.

“Rishtazi Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar opinionin se ndaj një drejtori komunal është ngritur aktakuzë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me rrënimin e monumenteve të kompleksit “Saraji i vjetër” në Prizren”, vijon njoftimi.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Më tej, thuhet se “EC Ma Ndryshe qysh në qershor të vitit të shkuar pat kërkuar nga organet përgjegjëse shtetërore që ta hetojnë në tërësi rastin e rrënimit të ndërtesave në kuadër të kompleksit Saraji i vjetër në Prizren, aset ky i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, dhe që bazuar në fakte të merren masa ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës ndaj të gjithë përgjegjësve për shkatërrimin e asetit nën mbrojtje të përhershme”.

“EC-i, pa e paragjykuar epilogun e këtij rasti, konsideron se organet gjyqësore duhet marrin një vendim meritor bazuar në fakte. Por në të njëjtën kohë rikujton se tani qeveria komunale e Prizrenit në përbërjen e saj ka dy drejtorë komunalë me aktakuza për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Për këtë arsye rikujton zotimin e kryetarit të Komunës për qeverisje me drejtorë pa aktakuza”, bëhet e ditur në reagim.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Po ashtu, theksohet se “Çdo ndryshim i këtij qëndrimi përbën shkelje të drejtpërdrejtë të besimit qytetar, dëmton transparencën institucionale dhe e bën të pakuptimtë luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal”.

“Për këtë arsye, EC-i kërkon që Kryetari i Komunës të veprojë në përputhje me zotimet publike dhe të shkarkojë drejtorët me aktakuza, duke treguar se etika dhe integriteti janë vlera që zbatohen në praktikë, jo vetëm në fushatë; dhe në këtë mënyrë të mundësohet që proceset pranë organeve të drejtësisë të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikime politike apo institucionale”.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Ekoregjioni’ në Prizren mbetet pa energji elektrike

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. në Prizren, Burim Shala, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ambientet e kësaj ndërmarrjeje,...

Dëmet nga zjarret në Suharekë janë të konsiderueshme

Zjarret e njëpasnjëshme që ranë në komunën e Suharekës gjatë korrikut e gushtit, shënuan dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare, pyje dhe zona fushore...

Thethi

Lajmet e Fundit