Qytetarët e Rahovecit zgjedhin projektin për hapjen e lumit në Opterushë

Komuna e Rahovecit ka përmbyllur me sukses ciklin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje, ku qytetarët patën mundësinë të vendosin vetë për projektet që do të financohen nga buxheti komunal.

Në këtë proces demokratik, që përfshiu shumë vendbanime dhe lagje të komunës, projekti më i votuar rezultoi të jetë “Hapja e lumit në fshatin Opterushë”, raporton PrizrenPress. Ky projekt do të përfshihet në buxhetin e Komunës për vitin 2026 dhe do të financohet me deri në 50,000 euro.

“Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet e Rahovecit votuan për projektin ‘Hapja e lumit në fshatin Opterushë’. Ky projekt, që u votua me shumicë votash nga vet qytetarët, do të financohet deri në 50 mijë euro nga Komuna e Rahovecit dhe do të futet në buxhetin e vitit 2026. Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen dhe pjekurinë demokratike të treguar gjatë votimit. Urime për projektin fitues!”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit