Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri garues në Superligë.
Testet janë kryer në qendrën mjekësore PROLAB, nën kujdesin e stafit profesional, si pjesë e përgatitjeve të domosdoshme për sigurinë dhe gatishmërinë fizike të ekipit.
“Me profesionalizmin më të lartë dhe kujdesin e posaçëm nga PROLAB, lojtarët tanë i kanë kaluar të gjitha kontrollet shëndetësore të domosdoshme për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress. “Ky hap i rëndësishëm siguron që ekipi ynë të jetë në gjendje optimale dhe plotësisht i përgatitur për këtë sezon”.
Nga KB Rahoveci 029 kanë vlerësuar bashkëpunimin me PROLAB si shumë të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe profesionalizmit të treguar nga kjo qendër shëndetësore gjatë procesit të kontrollimeve.
“Një falënderim i veçantë shkon për PROLAB, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe shërbimin e shkëlqyer që na ofruan gjatë këtij procesi. Profesionalizmi i tyre është garanci që lojtarët tanë do të kenë gjithmonë kujdesin më të mirë mjekësor”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/