Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin “Kobra City” në Prizren, ka deklaruar se nuk e ka njohur asnjëherë viktimën.
Së bashku me Hoxhajn, për këtë rast akuzohen edhe Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.
Prokuroria Speciale më 20 shkurt të vitit të kaluar, kishte ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt, të njohur si “Kobra”, dhe të pandehurve Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku e Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.
Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është një emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Ai ka qenë i dënuar 16 herë dhe njihet me pseudonimin “Kobra”.
Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ndaj tij është ende aktive një lëndë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 153, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Më 29 qershor, Gjykata vendosi që tre të dyshuarve të tjerë – Arben Vezaj, Jesmir Badalli dhe Burim Mazreku – t’u zëvendësohej masa e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe detyrim për paraqitje në stacion policor.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren