Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë zyrtare në Medresenë “Alauddin”, paralelja në Prizren.

Gjatë vizitës, ajo u prit nga koordinatori i institucionit, prof. Almedin Eupi, si dhe nga stafi arsimor, me të cilët zhvilloi një takim të frytshëm për të diskutuar përgatitjet dhe sfidat e vitit të ri akademik.

Vizita u cilësua si një takim i rëndësishëm, ku znj. Veselaj-Gutaj vlerësoi lartë angazhimin e stafit pedagogjik në edukimin e brezave të rinj, duke theksuar rëndësinë e përçimit të dijes, etikës dhe vlerave shoqërore.

“Medreseja ‘Alauddin’ ka një rol të veçantë në formimin arsimor dhe moral të nxënësve. Përkushtimi i stafit është për t’u admiruar dhe mbështetja institucionale do të vazhdojë,” u shpreh ajo gjatë takimit.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit