26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir Çoçaj, ka dalë me një sqarim për opinionin publik.

Çoçaj tha se takimi ishte krejtësisht miqësor dhe se nuk ka asnjë marrëveshje politike të fshehtë apo të hapur.

Ai tregon se me deputetin Rexhaj i lidh një miqësi e hershme dhe një bashkëpunim i kaluar në Kuvendin e Kosovës.

“Me Arbërin jemi miq dhe kemi qenë kolegë në Kuvendin e Kosovës. Gjatë takimit biseduam për tema të ndryshme, edhe përtej politikës, por gjithsesi ndër to ishte edhe procesi zgjedhor. Nuk ka ndryshime në pikëpamjet tona politike dhe nuk mund të ketë interferime tek njëri-tjetri”, tha Çoçaj.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet ta keqinterpretojnë këtë takim, pasi një kafe mes miqsh nuk mund të jetë arsye për paragjykime.

“Si persona publikë, duhet të ndryshojmë mendësinë e kundërshtimeve të paarsyeshme dhe armiqësisë politike, duke kultivuar frymën e bashkëpunimit dhe respektit. Qytetarët meritojnë paqe dhe komunikim, jo përçarje dhe linqim politik. Një kafe e shkurtër dhe një bisedë mes kolegësh ka vetëm kuptimin kolegjial, njerëzor dhe miqësor.”

Në fund, kandidati i Nismës i dha mbështetjen e plotë kandidates për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, duke e cilësuar si “versionin më të mirë të lideres që prizrenasit e meritojnë”.

Çoçaj theksoi qartë se nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë marrëveshje politike të fshehtë, duke e përmbyllur reagimin e tij me fjalët:

“Ishte thjesht një takim miqësor dhe asgjë më shumë”.

Marketing

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Selmanaj prezanton platformën ‘Prizreni Përtej’

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e prezantoi programin e tij në emisionin “Debat Përnime” me titullin “Prizreni...

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep...

Lajmet e Fundit