Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se projekti i rregullimit të “Shatërvanit” i cili aktualisht po prezantohen si suksese nga kryetari aktual i Komunës, Shaqir Totaj, është në fakt projekte i tij.
Sipas tij, punimet në ‘Shatërvan’ kishin filluar në kohën kur ai drejtonte komunën, “por nuk përfundoi për shkak të pandemisë COVID-19”.
Ai theksoi se infrastruktura e kabllove nëntokësore ishte vendosur në kohën e tij dhe se këtë e dinë mirë qytetarët, sidomos pronarët e lokaleve në zonën e ‘Shatërvanit’.
“Projekti i Shatërvanit është projekti im. Ne kemi filluar të vendosim gypat për kabllot nëntokësore dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët”, tha Haskuka për ‘Radio Sharrin’.
Ai kritikoi mënyrën se si kryetari aktual, Totaj po e paraqet projektin si arritje të vetën, pa përmendur kontributin e mëparshëm institucional.
Sipas Haskukës, edhe Rrethi Unazor është projekt i planifikuar dhe i buxhetuar gjatë kohës së tij në krye të komunës.
“Rrethi Unazor është projekt i imi dhe ka qenë i paraparë në buxhet në kohën time”,tregoi ai.
Ndërkaq kryetari aktual i Komunës së prizrenit, Shaqir Totaj e ka prezantuar përfundimin e punimeve në ‘Shatërvan’ si një nga arritjet kryesore të mandatit të tij./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren