9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tefik Tarashaj, ka prezantuar zotimin e tij të parë publik në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Prizrenit, veçanërisht banorëve të Vlashnjes dhe Anës së Vrrinit, Tarashaj ka bërë të ditur se do të ndajë pagën e tij mujore për të ndihmuar pesë familje në nevojë.

“Ky nuk është vetëm një premtim elektoral, por një vendim që do të zbatohet në praktikë – një veprim konkret për t’ia kthyer komunitetit një pjesë të besimit që më jepni”, ka deklaruar Tarashaj, duke e cilësuar këtë angazhim si simbolik, por me domethënie të thellë sociale.

Tefik Tarashaj
Partia Demokratike e Kosovës – Numri 191
Kandidat për Asamble Komunale – Numri 38
Shaqir Totaj +4

Më Shumë

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Lajmet e Fundit