Driton Selmanaj vizitoi Zhurin: Ky vend ka energji të veçantë dhe njerëz mikpritës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Zhur, ku është pritur nga qytetarët e këtij vendi.

Ai tregon  se pati kënaqësinë të kalojë disa momente të mira me miq në këtë vend.

“Zhur gjithmonë ka një energji të veçantë, njerëz mikpritës dhe një atmosferë që të bën të ndihesh si në shtëpi. Takime të tilla të thjeshta, por plot kuptim, më kujtojnë edhe një herë se sa e rëndësishme është shoqëria, bashkëbisedimi dhe lidhja me njerëzit tanë”, shkruan Selmanaj.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit