13.3 C
Prizren
E hënë, 29 Shtator, 2025

Heroi pa varr

U rrit në frymë atdhetare.

Behajdin Allaqi u lind më 7 prill 1963 në Prizren. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prizren. Që në shkollë të mesme ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981. Për shkak të aktivitetit të shtuar, bie në sy të regjimit. Gjatë shërbimit ushtarak vihet në shënjestër të shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave, duke e lënë nën masa të rrepta vëzhgimi e izolimi.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, vijon studimet dhe në tetor të vitit 1986, i përfundon me sukses të lakmueshëm.Si student, Behajdini, krahas punës shkencore, nuk do të ndalet së vepruari për çështje kombëtare. Vihet në lidhje me anëtarë të lëvizjes, në Prishtinë e më pas edhe me anëtarë të organizatës në Zvicër, veçanërisht me Fazli Veliun, ish-udhëheqësin e degës së LPRK-së që vepronte në Perëndim.

Në vitin 1986, Behajdini u punësua në Gjimnazin e Prizrenit, si profesor i lëndëve sociologjike. Punësimi i tij shënon edhe kthesën e madhe në sociologjike. Punësimi te ri dhe të veçantë të përgatitjes së fillimit e një rrëshitmi që do t’i priste ata në aktivistëve të rinj për ballafaqimet që do t’i prinin ata në procesin e shkaktarimit të Jugosllavisë.

Në fund të viteve tetëdhjetë, edhe Prizreni u përcoll me shumë turbullenca. Kontributi i Behajdinit në këtë periudhë ishte i madh, organizoi shumë aktivitete ilegale të LPRK-së në Prizren me shokët: shpërndante literaturë, koordinonte të gjitha veprimet, përgatiste shkrresa, pamflete, trakte etj., të cilat aktivistët i shpërndanin gjërësisht.

Përgatiti dhe organizoi takime me të rinjtë ish-pjesëmarrës të LPRK-së: Takimet dhe mbledhjet parapërgatitore, Konferencën e Dytë të Lëvizjes në Prapashticë të Prishtinës, Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së, në tetor 1991 në Ujëmirë të Klinës dhe takimin konsultativ në prill të vitit 1993, në Kollarë të Kërçovës, ku u përgatitën materialet për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPRK-së që do të mbahet nga 28–29 korrik 1993, në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Behajdini në mbledhjen e Ujëmirës përfaqësonte rajonin e Prizrenit, kërkoi që platformën dhe strategjinë e luftës politike të kësaj organizate ta zëvendësojë organizimi i armatosur. Roli i Behajdinit si kuadër i dëshmuar në LPK, është dhe do të mbetet historik.

Ka bashkëpunuar ngushtë me kolosin e çështjes kombëtare shqiptare mr. Ukshin Hotin. Krahas veprimtarisë ilegale, Behajdini i përkushtohet edhe hulumtimeve kërkimore e shkencore në fushën e studimeve sociologjike. Në vitin 1989 ai regjistroi studimet posdiplomike në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë. Provimet i kreu në afat rekord, por nuk pati mundësi të diplomojë për shkak të fillimit të luftës në ish-Jugosllavi.

Në vitet 90-të, paralelisht, u mor edhe me punë kërkimore “Organizimi i debateve për trajnimin e fenomeneve sociopatologjike” me të cilat përballeshin jo vetëm nxënësit, por edhe shkolla, familja dhe shoqëria në tërësi.

Pas një aktiviteti të bujshëm, Behajdin Allaqi, më 1 gusht 1993, arrestohet nga UDB-ja dhe më 11 nëntor 1993, nën akuzën “Bashkim për veprimtari armiqësore dhe rrezikim të tërësisë territoriale të Jugosllavisë”, në Gjykatën e Qarkut në Prizren dënohet me 2 vjet e tre muaj burg të rëndë.

Pas lirimit nga burgu, sërish vazhdon të punojë në Gjimnazin e Prizrenit, deri në qershor të vitit 1998. Me formimin e celulave të para të UÇK-së në regjionin e Prizrenit, Behajdini do të japë kontributin e tij në forcimin dhe masovizimin e radhëve të UÇK-së. Disa herë me pjesëtarë të organizimit e aksioneve ushtarake tërhiqet afër të Përdriqës ku planifikohet rrjeti e bartjes së armatimit përmes maleve të Pashtrikut.

Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve, kontributi i tij ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t’i mungojë jo vetëm informacioni, vendi i rënies, por edhe varri i tij.

Dëshmori i kombit, Behajdin Allaqi, ka lënë një mori krijimesh shkencore të botuara dhe një dorëshkrim në fushën e sociologjisë. Ai la pas vetes gruan Nazmijen, vajzën Qëndresën dhe djemtë Qëndrimin dhe Çlirimin.

Behajdini ishte një intelektual e patriot, e urrente pa masë romantizmin e folklorizmin në politikë. Ishte ithtar i krijimit të një mendimi të ri politik, që kishte të bënte me depolitizimin e masave të gjëra dhe krijimin e një elite të re do ta kuptonte si një teori të pozitivizmit dhe funksionalitetit të saj, si një kategori institucionale dhe më të gjitha si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ndërtuar sistemin e vizionit për një shtet të pavarur të Kosovës.

Sot, Behajdini i mungon shumë Prizrenit, i mungon Kosovës, mungon ndërlidhja e tij e mprehtë politik dhe praktik. Behajdini u mungon të gjithë miqve me të cilën nën vepruan së bashku, për të ndërtuar i mungon familjes së tij. Dhe, mungesa e tij është një mister që kërkon të zgjidhet.(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit,” me autor Salajdin Krasniqi)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin tri tyrbe në Rahovec

Dy persona janë kapur në flagrancë gjatë natës në Rahovec, teksa tentonin të kryenin vjedhje në tri objekte fetare (tyrbe) të vendosura në varrezat...

Kontrabandë me migrantë, arrestohen dy persona të dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin se kanë tentuar të bëjnë kontrabandë me emigrant me qëllim përfitimi pasuror. Policia...

Lajmet e Fundit