Komuna e Prizrenit hap thirrjen për subvencionim të qumështit, deleve dhe dhive

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen për aplikim të fermerëve për përfitime nga dy projekte mbështetëse.

Sipas njoftimit, fermerët kanë mundësi të aplikojnë në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit”, si dhe në projektin “Subvencionimi i deleve dhe dhive”.

Qëllimi i këtyre subvencioneve është të mbështesë zhvillimin e sektorit blegtoral, të rrisë prodhimtarinë vendore dhe të ndihmojë fermerët në sigurimin e stabilitetit ekonomik përmes prodhimeve të tyre.

Thirrjet e detajuara me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit.

 

 

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit