20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Hoxhaj: ShBA-të partner i përjetshëm i Kosovës

Hoxhaj-Yee-shbaMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës asistentin e sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, Hoyt Yee.

Hoxhaj e njoftoi Yee për zhvillimet në Kosovë, progresin e gjithanshëm që po arrihet në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë bisedës, Hoxhaj dhe Yee u fokusuan në intensifikimin e bashkëpunimit bilateral, bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përparimin në agjendën euroatlantike si dhe të arriturat në dialogun me Serbinë.

Zëvendës asistenti i sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, Hoyt Yee, ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe proceset euroatlantike.

Gjatë takimit, ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partner i përjetshëm strategjik i Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit