14 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas plagëve të marra nga një lëndim.

I lindur në New York më 1951, Frehley bashkëthemeloi Kiss në vitin 1973 së bashku me Paul StanleyGene Simmons dhe Peter Criss.

Ai u bë i njohur si “Spaceman” për imazhin e tij në skenë dhe performancat me energji të jashtëzakonshme.

Stili i tij unik dhe kitarat e personalizuara që lëshonin tym gjatë solo-ve e bënë një prej figurave më të dashura të rock-ut botëror.

Në vitin 1978, kur të gjithë anëtarët e grupit publikuan albume solo, ai i Frehley-t rezultoi më i suksesshmi, me këngën New York Groove që u bë hit ndërkombëtar.

Pas largimit nga grupi në vitin 1982 për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve me substanca, ai nisi një karrierë solo dhe më vonë u ribashkua me Kiss në vitin 1996 për një turne të madh botëror.

Kiss ishte veçanërisht popullor në mesin e viteve 1970, duke shitur miliona albume  dhe duke licencuar pamjen e tij ikonike. “Beth” ishte hiti I tij më i madh komercial në SHBA, duke arritur kulmin në vendin e 7-të në Billboard Top 100.

Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë muzikantë të njohur, përfshirë Mike McCready nga Pearl Jam dhe Bret Michaels nga Poison, i bënë homazhe, duke e përshkruar si një frymëzim për gjenerata të tëra.

Ace Frehley la pas gruan e tij, Jeanette, dhe vajzën Monique, si dhe një trashëgimi që do të vazhdojë të ndriçojë botën e rock-ut.

Më Shumë

Prizren/ 4 persona të ndaluar dhe 14 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Prizren/ Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Prizren,Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit