14 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Naser Sahiti, Ushtrues Detyre i Rektorit të UP-së

RektoriatiKëshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ia ka pranuar dorëheqjen Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit, pas dy javë protestash.

Në mbledhjen urgjente të mbajtur të shtunën mbrëma, KD i UP-së ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit.

Organi qeverisës i UP-së ka paralajmëruar se zgjedhja e Rektorit të ri do të bëhet sipas procedurave të rregullta që parashihen me Statut.

VENDIM

1.Aprovohet dorëheqja e prof. dr. Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

2.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, caktohet ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.

3.Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, vazhdon të ushtrojë edhe detyrën e prorektorit për buxhet dhe financa në UP.

4.Prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.

5.Deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, do të ngrihen të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, shpallje të konkurseve të reja për zgjedhje apo avancim te stafit akademik, nuk do te shpallen konkurse për vende te reja në administratë si dhe anulohen konkurset aktuale për zgjedhje të stafit administrativ.

6.Deri ne zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, u.d. i rektorit, do të siguroj mbështetjen maksimale për implementimin e vendimeve të Senatit nga mbledhja e datës28.01.2014si dhe kërkesave dhe rekomandimeve që mund të dalin nga organet kompetente ( KD , Senati, MASHT, Kuvendi i Kosovës, etj).

7.Këshilli Drejtues i UP-së e vlerëson aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme!

Kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së

Muharrem Nitaj

Më Shumë

Kapen produkte kozmetike dhe farmaceutike në Vërmicë, ishin të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar në Vermicë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet ku kanë kapur...

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se...

Lajmet e Fundit