16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rektori Ibrahim Gashi: Jap dorëheqje të parevokueshme

IbrahimGashi-rektori UP

(E plotësuar) Ibrahim Gashi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP-së.

Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP-së.

“Unë kam vendosur që të japë dorëheqje të parevokueshme. Këshilli Drejtues është duke mbajtur mbledhje dhe të më pranoj dorëheqjen”, ka thënë Ibrahim Gashi.

Ja kërkesa e plotë për dorëheqje e rektorit Ibrahim Gashi:

“Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.

Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave të parapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet.

I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.

Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.

I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;

Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate, ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.”, ka thënë Gashi.

***

Ibrahim Gashi pritet të japë një intervistë në Radiotelevizonin Publik të Kosovës në edicionin e lajmeve. Ai tashmë e ka marrë vendimin për tu larguar nga posti i Rektorit.

***

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti i Rektorit.

Në këto momente po vazhdon një takim urgjent në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit