Protestuesit kërkojnë edhe dorëheqje tjera në UP

Rektorati-studentet protestojneGrupi i Pavarur i Studenteve ka reaguar pas njoftimeve në lidhje me dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi. Ky grupi i studenteve po kërkon edhe shkakrime të tjera përfshirë edhe Këshilin Drejtues të UP-së.

“Ne që kur kemi filluar protestat më date 24.01.2014 kemi nisë me tri kërkesat tona kryesore, dorëheqja e Rektorit nuk nënkupton edhe plotësimin e kërkesave tona të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal të Universitetit”, thuhet në komunikatën e GPS-së.

Ata thonë se kërkesa e tyre është:

1.Dorëheqja e rektorit.

2.Verifikimi i të gjitha thirrjeve akademike dhe doktoratave.

3.Ndryshimi i Statutit të UP-së, për ta shtuar autonominë, transparencën dhe për të larguar politikën nga UP-ja.

Gjithashtu, studentët kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile.

“Për çdo aktivitet në ditët në vijim do të ju njoftojmë paraprakisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit