16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Qendrim Gashi: Ish- rektori Gashi ka edhe merita

QendrimGashi-matematicientProfesori i Universitetit të Prishtinës, Qendrim Gashi, ka thënë se sot nuk është ditë e fitores ose e humbjes, por megjithatë shënohet fillimi i një kapitulli të ri të llogaridhënies në botën akademike dhe dinjitetit për studentët, profesorët e qytetarët, por sidomos për studentët.

“Ne duhet ta respektojmë privatësinë e profesorit Ibrahim Gashi. Tash që u largua nga rektorati, ish-rektorit i duhet ridhënë mundësia që të kontribuojë në botën akademike. Nuk kemi njerëz për t’i flakur në rrugë”, ka thënë Gashi në një deklaratë për media, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se Gashi, si rektor kishte edhe merita dhe jo vetëm dështime. “Sot duhet ta falënderojmë për meritat. Nga sot, me ndihmën e studentëve, profesorëve dhe qytetarëve aktivë, duhet të fillojë diskutimi se kah duhet të ecim”, ka theksuar më tej ai.

Qendrim Gashi ka thënë se rrëmujën e fundit të krijuar në UP, askush nuk duhet ta përdor për qëllime politike ose elektorale, duke theksuar se “partitë politike më së shumti e ndihmojnë arsimin, shkencën dhe përparimin e UP-së kur qëndrojnë larg universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm në vend”.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit