Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të konstruksionit metalik.

Ky projekt, nën investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, synon të ofrojë hapësira moderne për zhvillimin e tenisit, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe sportistët e qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare, fushat e reja do të përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare dhe do të shërbejnë si një qendër për aktivitete sportive, gara dhe trajnime për tenistë amatorë dhe profesionistë.

Ministria bën të ditur se projekti përfshin jo vetëm ndërtimin e fushave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës përreth, duke siguruar që Prizreni të ketë një ambient të përshtatshëm për sport dhe aktivitet fizik.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit