Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga lagjja ‘Jeta e Re’.

Ajo është rreth 1.65 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj.

Sipas informacioneve, ajo kishte dalur nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar edhe në polici më 1 nëntor rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Numri kontaktues i familjes është 049657362

Organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren, ndërsa Prokurori i rastit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e kërkimeve intensive me qëllim që vajza të gjendet sa më shpejt.

“Rasti i fundit “Person i zhdukur” është raportuar më datë 01.11.2025. Sipas raportimit të familjarëve, vajza e tyre 15-vjeçare është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e datës 31.10.2025. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim që personi i zhdukur të lokalizohet dhe të gjendet sa më shpejt”, deklaroi  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit