9.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”.

Ai ka akuzuar koalicionin PDK-LDK për manipulim të intervistës së tij televizive, duke pretenduar se janë bërë prerje të qëllimshme për të deformuar mesazhin e tij dhe për të ndikuar votuesit në rajonin e Hasit.

“Shaqa si infantil politik që është, edhe njëher paska ra viktim e Hazizit dhe pazargjinjëve rreth tij. Tendenca për ti dhën kahje tjetër një deklaratës time, një në tv. lidhur me arsyen pse unë jam përcaktu për Artanin dhe jo Shaqën, tregon panikun që i ka kapluar kualicionin e hajdutëve PDK-LDK”, shkruan Berisha në Facebook.

“Kur kam folë se kush është Shaqa e kush është Artani, unë nuk e kam besu se Shaqa që e ka pasur babën furraxhi dhe me djersën e ballit e ka rritë dhe shkolluar, ndihet i ofenduar. Përkundrazi, ai duhet të ndihet krenar që është djali i një furraxhi të ndershëm që ka punu edhe në Serbi ku ka lindën Shaqa, për tu kujdesur për mirqenjen e familjesë së vetë me nderë”.

“Unë jamë djali i një muratori që e ka lën shnetën për familjen tonë si mërgimtar në Gjermani, dhe krenohem për këtë, nëse dikush me thotën djali i muratorit, unë do ndihem shumë krenarë, jo i ofenduar! Ata që dojnë me ditën të vërtet se çka kam thën dhe si e kam thën, se kush është Shaqa dhe kush është Artani, munden me përciellën emisionin nga minuta 40, jo pallavrat e Haziz Hodës që po luan… me Shaqën, dhe me prerjet e intervistës time nga bandat e kualicionit të hajdutëve e që po e përdorin në rrijete sociale, për të përfituar ndonjë votë më shumë në rajonin e respektuar Hasit, të cilën si furrtarë e nderojn shqiptarin kudo nëpër botë. Hajna të të gjitha ngjyrave, që jeni bë bashkë me vjedhën Prizrenin, me 9 nëntor e keni fundin”, shkruan ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Zafir Berisha: Artan Abrashi mund ta çojë Prizrenin drejt zhvillimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka mbajtur sot një takim me strukturat dhe mbështetësit e subjektit të tij politik, ku...

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit