9.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Totaj: Qasja gjithëpërfshirëse do të shpërblehet me besim dhe votë të qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në proceset e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qytetit, duke e cilësuar këtë si formulën e suksesit për të ardhmen e Prizrenit.

“Puna jonë gjithëpërfshirëse në Prizren do të shpërblehet me besim dhe votë. Duke e pasë parasysh faktin se ne e kemi një qasje gjithëpërfshirëse, do të kemi mundësi të krijojmë standarde, të ndërtojmë një sistem të vlerave, të kemi më shumë ide, më shumë resurse humane, kapacitete, energji dhe vizion”, ka theksuar Totaj.

Mund të jetë një imazh i ?ngrohës i ujit, makinë kafeje dhe ?teksti që thotë "???? KONKURSPUNE UNE KONKU RS KAM AMARIER E SHANKIST/ E Adresa: Wesley Clark (Ortakoll) tek banesat Adcesnee/Cak.ololoclel e Liburnisë Te interesuarit mund na kontaktojn e ???? +383 44 493 700?"??

Sipas tij, ky kombinim i faktorëve ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e procesit të vendimmarrjes.

“Krejt ky input pastaj ndikon në mënyrë kualitative, me një proces të vendimmarrjes më të mirë,” ka shtuar ai.

Totaj ka nënvizuar se përveç aspektit të cilësisë, Prizreni mbetet shembull i përfshirjes dhe respektimit të diversitetit. “E kemi edhe aspektin gjithëpërfshirës si një qytet me diversitet, si një qytet që nuk e lë anash asnjë komunitet, sado i vogël qoftë ai,” ka theksuar kryetari.

Në përmbyllje, ai ka deklaruar se kjo qasje është baza mbi të cilën ndërtohet jo vetëm fitorja elektorale, por edhe një qeverisje më e mirë.

“Prandaj, kjo formulë është një formulë e suksesit, e cila do të na mundësojë jo veç fitoren, por edhe qeverisjen më të mirë,” ka përfunduar Totaj.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione,...

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Lajmet e Fundit