Studentët nuk protestojnë të hënën, kërkojnë shkarkimin e KD të UP-së

DurimJasharaj-student protestuesOrganizatorët e protestave studentore kanë deklaruar para pak çastesh se të hënën nuk do të ketë protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ashtu siç ishte paralajmëruar deri dje.

Durim Jasharaj ka thënë në një konferencë shtypi, e cila është mbajtur të dielën para selisë së Rektoratit, se studentët protestues do të vëzhgojnë zhvillimet e mëtutjeshme në UP, pas “dorëheqjes” së rektorit, Ibrahim Gashi që ndodhi mbrëmë.

Sipas tij, Gashi nuk ka dhënë dorëheqje, por është shkarkuar nga presioni dhe protestat e studentëve dhe shoqërisë civile.

Jasharaj ka thënë se studentët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, dhe prioritare për ta është shkarkimi i Këshillit Drejtues.

“Ky Këshill duhet të shkojë sa më parë, sepse pikërisht ky organ është ai që e ka emëruar ish-rektorin mashtrues”, ka thënë Jasharaj, transmeton Koha.net.

Studentët, po ashtu kanë kërkuar edhe lirimin e menjëhershme të të gjitha të arrestuarve gjatë protestës së djeshme para Rektoratit të UP-së.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit