Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka kërkuar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, që të shqyrtojë ofertën për koalicion nga Glauk Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ai shtoi se Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, veçanërisht nëse kjo mund të sjellë stabilitet institucional dhe të zgjidhë çështjen e presidentit.
Theksojmë se një natë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor.
Ai u shpreh se Aleanca nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim, edhe pse ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilat i konsideroi të panevojshme.
Haradinaj shtoi se procesi i krijimit të qeverisë është i ndarë nga zgjedhjet dhe se AAK shpreson që ato të mbahen sa më shpejt. Ai gjithashtu vuri në dukje respektin për figurën e Konjufcës, por theksoi se vendimet e partisë do të jenë të qarta dhe të pavarura.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
